BOOM: Taksistët e licensuar po falimentojnë nga konkurrenca e pandershme

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka udhëtuar në Sarandë, për të trajtuar problemin që kanë taksistët e lincesuar me ata të palincesuar që qarkullojnë në qytet.

Ata ankohen se ka konkurencë të pandershme dhe se Saranda është mbushur nga taksistë e palicensuara. Taksistët e licensuar shprehen se paguajnë taksa, por janë duke falimentuar.

Denoncimi i taksistëve: Ne kemi shumë probleme, por kryesori është për taksitë e palicensuara që janë shtuar, 100 fishuar. Nga 85 taksi që jemi ne këtu, këtu mund të numërohen mbi 600-700 taksi pa licensë. Ne jemi ankuar në bashki, do ta zgjidhim problemin, asgjë. Vjen trageti më shumë ngarkohen këta. Se nga janë nuk i njohim janë nga Girokastra, nga Konispoli, gjithë rrethet gjithë fshatrat. Të gjithë murator e çfarë janë janë bërë taksist. Ne dalim jashtë loje komplet, bisnes i falimentuar 100 %. Ata konkurrojnë në çmim, punojnë shumë hotelet, është turp për Sarandën të punojë në këtë mënyrë.

Ndërsa kryetari i shoqatës së industrisë së turizmit Sarandë, thotë se kur pasojat të arrijnë tek turisti, në rast të një aksidenti apo diçkaje tjetër, atëherë do vihen në lëvizje autoritetet.

Arben Çipa, kryetari i shoqatës së industrisë së turizmit , Sarandë: Ne kemi propozuar që të ngrihet dhe një grup konstatimi qoftë nga policia, nga Autoriteti i Qarkullit Rrugor, qoftë nga tatimet, qoftë nga policia bashkiake me qëllim që sidomos në ditët që vijën kroceret, ku pika nevralgjike është te porti i Sarandës, kemi propozuar për një grup i cili do monitorojë dhe identifikojë këta individë. Në rast se ndodh një fenomen që nja aksident mund të ndodh me këtë mjet ose individ dhe turisti do të jetë brenda vetë autoritetet do të jenë të detyruar të identifikojnë çdo lëvizje, çdo parregullsi dhe në këtë formë lajmi i keq shpërndahet brenda sekonadave.

Këtë shqetësim gazetarja e BOOM e përcolli edhe në disa nga autoritetet përkatëse, përfshi këtu edhe Policinë Bashkiake Sarandë, e cila na sqaron:

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-taksistet-e-licensuar-po-falimentojne-nga-konkurrenca-e-pandershme