Report Tv - Luftë me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta legjenda e humorit Fadil Hasa

  • 6 years ago
Ka ndërruar jetë aktori i njohur i humorit Fadil Hasa. Hasa mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Fadil Hasa është larguar nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në mushkëri. Homazhet pritet të zhvillohen nesër në qytetin e Durrësit në orën 10 deri në 11 në Teatrin e Durrësit "Aleksandër Moisiu. Hasa mbante titullin "Artist i Merituar", ndërsa kishte marrë 4 herë titullin "Artisti më i mirë". Lindur më 1940, Hasa ka luajtur shumë role në filmat shqiptarë dhe teatro.

Hasa ka luajtur një numër të madh rolesh, duke shenjuar kështu në historinë e humorit dhe komedisë shqiptare. Hasa ka luajtur rolin emblemë të ?Mao ce Dun?, në vitin 2007, rol ku ka marrë edhe titullin ?Aktori më i mirë?. Rolet e tij i kanë dhënë një vlerësim nga publiku, nga mënyra sesi aktori Hasa trajtonte problemet e shoqërisë shqiptare me nota humori.

Ka luajtur role te ndryshme ne komedi, skece, parodi e pantonima, dialoge e forma te tjera te humorit. Per publikun shqiptar te njohura jane disa role si Lushi ne ?Sheqer, sheqer? ; Rrema tek ?Or ti i kshillit?; Hamdia ne ?Mysafiri i paftuar?; tek monologu ?Qyli? e plot te tjera.