Ora News - Rama shtrëngim duarsh me Trump në Bruksel, Xhaçka zbulon bisedën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e dytë të Samitit të NATO-s që po mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka pasur një shtrëngim duarsh me presidentin amerikan Donald Trump.

Foton e ka publikuar në fb Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku shkruan: "Në seancën e sotme plenare të Samitit të NATO, Presidenti Trump përshëndeti posaçërisht Kryeministrin e Shqipërisë për fjalën e tij në darkën e mbrëmshme të liderëve të Aleancës".

Liderët e NATO-s do ta kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan në ditën e dytë të samitit të dominuar deri më tani nga kërkesat e presidentit Donald Trump.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-shtrengim-duarsh-me-trump-ne-bruksel-xhacka-i-vleresoi-fjalimin