Ora News - Taksat rëndojnë ndërtimin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sektori i ndërtimit po kalon vështirësi serioze për shkak të taksave. Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi, sqaron se edhe pse vitet e fundit pati çlirim të lejeve të ndërtimit sektori po vuan për shkak të taksave.Taksa e strehimit social sipas ndërtuesve përkthehet në ulje të fitimit me të paktën 25%.
Pavarësisht rritjes së lejeve për shkak të miratimit të planeve urbanistike sektori i ndërtimit tashmë ka hyrë në një tjetër ngërç për shkak të nivelit të taksave.

Kreu i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi, sqaron se ulja e besimit në këtë sektor sipas raportit të Bankës së Shqipërisë vjen e ndikuar nga taksat e vendosura së fundmi, midis të cilave ajo e strehimit social.
Luigj Aleksi: "U dhanë lejet në 2017 por u rritën taksat. Rritja e taksave ka ulur përsëri besueshmërinë. Ndaj do shkojë në ulje. Romakët e vjetër thonin që helmi ndodhet tek bishti, shqiptarët thonë fundi merr ajër, por faktikisht jemi atje. Nëse nuk parashikohet e ardhmja e kësaj pune, rezultatet nuk do të jenë pozitive por negative."

Aleksi sqaron se humbja për shkak të taksës 3% do të sjellë ulje të fitimeve me 25%. Ai paralajmëron se do ndiqen të gjitha hapat për anulimin e kësaj takse.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/taksat-rendojne-ndertimin