Klosi: Jemi kokëulur për jetët e humbura në plazhe, s'mund të vëmë njerëz të shtetit për t'i ruajtur

  • 6 years ago
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, ka folur për mbytjet e disa pushuesve në bregdetin shqiptar.

Klosi tha në Kuvend se janë kokulur për humbjet e të gjitha jetëve në plazhet tona, duke shtuar se gjithashtu janë shpëtuar edhe shumë jetë falë punës dhe sistemeve të vendosura.

Jemi kokulur për humbjen e jetëve në plazhet tona, por ama kemi disa jetë të shpëtuara falë sistemeve tona. Nuk mund të vëmë njerëz të shtetit për të ruajtur plazhet, përpjekja duhet të nisë nga poshtë-lart.

Blendi Klosi, ministër i Mjedisit