Ora News - Dhërmi, i arrestuari dyshohet se është i njëjti person që mori pjesë në vrasjen në Linzës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këto janë pamjet në brendësi të një lokali nate në Dhërmi, ku në orët e vona të së shtunës një 23-vjeçar qëlloi 4 herë në ajër me pistoletë.

Autori është identifikuar Emiljano Nina, i cili dyshohet se është i njëjti person që në vitin 2015 u akuzua për pjesmarrjen në vrasjen e Enton Nikës, në Linzë të Tiranës.

Për këtë ngjarje i akuzuari ishte dënuar me 14 vjet burg por ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e lirmit të tij. Megjithatë Policia e Shtetit ende nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

Në zbardhjen e ngjarjes, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se shkak i konfliktit ka qenë një debat i vjetër për një femër. Për koincidencë Nina dhe personi tjetër i përfshirë në konflik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kanë qenë në të njëjtin ambient. Si pasojë në gjaknxehtësi i ndaluari ka qëlluar me armë në ajër duke shkaktuar panik. Sipas policisë, nga të shtënat në ajër nuk ka të lënduar, ndërsa pse dëshmitarët shprehen se kishin parë njerëz të gjakosur

Në deklaratën për mediat forcat e rendit thonë se 23 vjeçari u vu në pranga dhe do të akuzohet për mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe prishje të qetësisë publike

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasja-me-arme-emiljano-nina-dyshohet-se-eshte-pjesemarres-ne-vrasjen-ne-linze