Gërmadha, gjithçka e shkatërruar, Report Tv në ish-Uzinën e Laçit ku dje humbën jetën dy të rinjë

  • 6 years ago
Report Tv ka shkuar paraditen e sotme në ish-Uzinën e Superfosfatit në Laç, ku një ditë më parë humbën tragjikisht jetën dy të rinj. Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka, solli live pamjet e frikshme të gërmadhave në ish-Uzinën 'e vdekjes'.

Siç shihet dhe në pamjet që sjell Report Tv, gjithçka është shkatërruar dhe është shndërruar në një gërmadhë të vërtetë, ku godina është gati e rrëzuar e gjitha. Vetëm një ditë më parë, një pjesë e saj u rrëzua, duke zënë poshtë dy të rinjtë, ku njëri prej tyre humbi jetën në vend, ndërsa tjetri më vonë.

Viktima mbetën 27-vjeçari Drilon Lamaj dhe 28-vjeçari Dashamir Hajna, të cilët punonin në këtë ish-Uzinë për të siguruar bukën e gojës, ku nxirrnin hekur dhe e tregtonin për skrap, ndonëse në këto ambiente tepër të rrezikshme për jetën nuk kishte asnjë tabelë orientuese.

Category

📺
TV

Recommended