Report Tv - Kamioni merr flakë në ecje në aksin Fier-Vlorë

  • 6 years ago
Një kamion është përfshirë nga flakët në aksin Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa shoferi ka arritur të dalë mes tymit e flakëve, pa marrë plagë.

Në vendngjarje kanë mbërritur në kohë rekord dy zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por mbërritja e menjëhershme e zjarrfikëseve ka parandaluar shkrumbimin e mjetit.