15 mijë të punësuar në 6 muaj, Rama jep detyrat: Bizneset të deklarojnë vendet e lira

  • 6 years ago
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Kryeministri me drejtuesit e zyrave të punës. Në 6 muaj, tha Kryeministri, janë punësuar 15 mijë persona. Rama tha se qarku me numrin më të lartë të njerëzve të punësuar është Gjirokastra. Rama theksoi se rreth 31 mijë vende pune të lira janë shpallur nga Zyrat e Punës. 

Rezultatet janë qartësisht të dukshme në Zyrën e Gramshit, zyrën e Librazhdit, zyrën e Peqinit, zyrën e Gjirokastrës, për të disatën herë Gjirokastra mbetet në listën kryesore me arritje të larta. Zyra e Lezhës dhe Mirditës, Pukës që ka ndikuar ndjeshëm me rezultatet e saj. Zyra e Shkodrës dhe zyra e Sarandës, këto janë zyrat që kanë rezultatet më të larta, por edhe të tjerët siç thashë janë brenda objektivit, plus që e kanë kaluar objektivin. Shpresoj të plotësohet si tendencë. Referuar sistemit tonë të taksave, emër për emër, për çdo person. Rrjeti i komentatorëve të ERTV-së do të përqeshet, por është realiteti, por vetëm nga zyrat e punës janë mijëra njerëz. Ata që s?duan të mbeten tek balta e kazanit, mund ti verifikojë. Kush ka durim mund të numërojë. Vlen të theksohet roli i zyrave të punës në cilësinë në rritje.

31 mijë vende pune të shpallura janë të lira, ndërsa në qershor janë punësuar 4500 njerëz. 

Edi Rama, Kryeministër

Rama tha se përveç rezultateve pozitive, zyrat e Punës duhet të kenë si objektiv të garantojnë punësimin në bizneset private. Rama tha se shteti duhet të bëjë rolin e garantorit mes biznesit dhe tatimorët.

Kryeministri vuri në dukje problemet që ekzistojnë në sistemin privat me të drejtat e punonjësve që sipas tij, jo gjithmonë garantohen nga sipërmarrësit.

Category

📺
TV

Recommended