Report TV - Protesta/ Neritan Liçaj: Pr.ligji për Teatrin në shkelje të Kushtetutës

  • 6 years ago
Rikthehet protesta e aktorëve sot për mbrojtjen e godinës  dhe truallit të Teatrit Kombëtar. Por ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë aktorët dhe shoqëria civile kanë vendosur të protestojnë para kuvendit, duke kundërshtuar projektligjin, i cili ka të bëjë nisjen e negociatave për ndërtimin e teatrit të ri.

Protesta e sotme është një protestë e qetë, po ashtu edhe pjesëmarrja e ulët. Në një moment protestuesit kanë hedhur dhe tymuese pranë Kuvendit.

ktori Neritan Liçaj ka thënë se nëse projektligji kalon, aktorët do sillet si qytetarë, duke zhvilluar protesta paqësore. 

Mos e kaloni këtë ligj. Është një ligj i papranueshëm. Në çdo logjikë. Votoni si shqiptarë me zemër. Votoni Kuq e Zi. Shqiptarët janë larë në gjak ndër shekuj për një Universitet, Teatër. Nëse projekligji votohet do të ndërmarrim hapat tanë por si gjithmonë në mënyrë civile. Unë shpresoj të mos votohet projektigji. Tërheqjen e tij do ta konsideroja një qytetari. Theksoj shprehjen e Nënë Terësës lë të kuptojmë që i përkasim njëri-tjetrit dhe të gjejmë paqe. Ne aktorët jemi prezencë, ne fjalën tonë e kemi thënë.

Recommended