Ora News- Bllokimi i 1.5 mln eurove, kush është shtetasi italian që shiste vaj luledielli?

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shumë prej 1.5 milionë eurosh, u bllokua në llogarinë bankare të një biznesmeni italian, pasi dyshohet se ai pastronte para. Policia tha se bëhet fjalë për për 58-vjeçarin Stefano Lorenzi, i cili prej pak muajsh kishte hapur në Tiranë një kompani për tregtinë ndërkombëtare të vajit të lulediellit dhe të palmës.

Brenda së njëjtës periudhë kohore, Lorenzi kishte transferuar shuma të konsiderueshme drejt vendeve si Kina, Hong Kongu dhe Italia.

Antikrimi ekonomik i Tiranës po e ndiqte këtë rast që në momentet kur Drejtoria e Pastrimit të Parave kishte referuar transfertat e dyshimta të italianit, ndërsa më pas çështja kaloi tek Task-Forca e Prokurorisë së Tiranës, deri në vendimin e 30 qershorit, kur Gjykata e Tiranës vendosi të sekuestronte 1.5 milionë euro të llogarisë së tij bankare dhe disa asete.

Nga hetimet, rezulton se Stefano Lorenzi pastronte paratë që buronin nga aktivitete kriminale, pasi nuk justifikonte të plotë aktivitetin e tij ligjor në Tiranë. Për Lorenzin është marrë një masë parandaluese nga Prokuroria e Bergamos, e cila i ka sekuestruar pasuritë me vlerë 8 milionë euro.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bllokimi-i-15-mln-eurove-kush-eshte-shtetasi-italian-qe-shiste-vaj-luledielli