Ora News- Tjetër valë eksodi i 'trurit' drejt Gjermanisë, ja pse ikin bluzat e bardha

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shpallja e 50 mijë vendeve vakante në sistemin shëndetësor gjerman, do të sjellë të tjera largime nga Shqipëria të punonjësve të shëndetësisë. Për rektorin e Universitetit të Mjekësisë prof.Arben Gjata arsyet e largimit lidhen me pagën dhe kushtet e punës, por rektori vlerëson dhe potencialin që kanë të diplomuarit në Shqipëri.

Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn, se janë rreth 50 mijë vende vakante për infermierë në Gjermani për Europën Juglindore që përfshin Shqipërinë dhe Kosovën, është një mundësi për punonjësit e shëndetësisë; por edhe vijimi i hemoragjisë për vakancat që krijohen në sistemin tonë shëndetësor.

Urdhri i Mjekut raportoi me herët se në një vit mbi 150 mjekë kërkojnë vërtetime etike për largimin e tyre, me destinacion kryesisht Gjermaninë.

Për rektorin e Universitetit të Mjekësisë Prof. Arben Gjata, ka arsye si paga dhe kushtet e punës, apo mundësitë e karrierës, që i detyron bluzat e bardha të shohin tregjet evropiane.

Arben Gjata: Ka studime të shumta që nxjerrin në pah këtë lëvizjen e "trurit" drejt vendeve që kanë më shumë para. Edhe Gjermania prodhon mjekë dhe lëvizin në vende të tjera ku pagesa është më e lartë. Sidomos nga Europa Juglindore ka pasur lëvizje të shumta, sidomos të personelit mjekësor, drejt Europës Perëndimore.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tjeter-vale-eksodi-i-trurit-drejt-gjermanise-ja-pse-ikin-bluzat-e-bardha

Category

📺
TV

Recommended