Bëni detyrat për integrimin!Fleckenstein: Nuk ka kushte shtesë, por politika të bashkëpunojë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Eurodeputeti, Knut Fleckenstein, thotë se derisa të hapet dera për integrimin e Shqipërisë, ka mbi 150 kushte por si pozitive ai sheh faktin që në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Europian nuk ka kushte shtesë. Gjatë tryezës së rrumbullakët "Çfarë e pret Shqipërinë pas konkluzioneve të Këshillit të BE", zyrtari europian, i bëri thirrje politikës të avancojë me reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore. Ndërsa ambasadorja Vlahutin, tha se integrimi europian nuk është për axhenda të fshehura, ndërsa sipas saj procesi kërkon që të ketë bashkim, jo retorikë.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, thotë se në konkluzionet e Këshillit të Europës për çeljen e negociatave, nuk ka kushte shtesë por kërkohet avancimi i reformave të nisura.

Në Tiranë, ku mori pjesë në tryezën e rrumbullakët "Çfarë pritet nga Shqipëria pas konkluzioneve të Këshillit të BE; Pritshmëritë dhe Detyrat", zyrtari europian, kishte disa këshilla për politikën në vend:

Knut Fleckenstein: Çfarë pritet është që reformat të vazhdojnë dhe të mos ndërpriten. Jam i lumtur për faktin që ka kushte, por edhe që nuk ka kushte të reja. Ajo çka Këshilli nënvizon është se ata shohin progres në prioritetet kyçe. 25 nga 28 shtete anëtare thanë thjesht OK. Të jem serioz tani, do doja që negociatat të hapeshin pak më herët, ndoshta një vit më parë.

Fleckentein tha se vendet që hezituan, problemin nuk e kishin me Shqipërinë por me vetë Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/beni-detyrat-integriminfleckenstein-nuk-ka-kushte-shtese-por-politika-te-bashkepunoje

Category

📺
TV

Recommended