Ora News- “Kthim në kohë” përmes fotografive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me një aparat në dorë, Robert Pichler udhëtoi nëpër Shqipëri në vitet 90 dhe dokumentoi momente të jetës së përditshme të shqiptarëve.

Ekspozita lëvizëse e historianit, antropologut dhe fotografit , e titulluar ?Kthim në Kohë? është çelur këto ditë në shtëpinë e shkrimtarit Ismail Kadare në Gjirokastër nga ku Pichler rrëfen udhëtimin nëpër shqipërinë e sapo dalë nga komunizmi

Robert Pichler: "Shumë shenja janë të lidhura me kohën e komunizmit, veshja por edhe mentaliteti. Situata ekonomike ka qenë një katastrofë por nga ana tjetër njerëzit ishin shumë kureshtarë."

Mbresa të forta i kanë lënë Dukagjini e Kurveleshi, ku ka realizuar disa prej shkrepjeve më të fuqishme që mund të përcaktojnë fenomene dhe një kohë tjetër për Shqipërinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kthim-ne-kohe-permes-fotografive

Category

📺
TV

Recommended