Report Tv - Zbulohet misteri i fotos së Lulzim Bashës me vëllain e Afred Vladit

Report TV

by Report TV

0 views
Fotoja ku kreu demokrat Lulzim Basha ka pozuar me vëllain e Alfred Vladit, i shpallur në kërkim për 3.4 milion euro të kapura është pjesë e hetimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda. Vëllai i Alfred Vladit quhet Artan Vladi, aktualisht banor i Kamzës. Një burim nga kjo prokurori i tha Report TV se fotoja përbën interes për hetimin dhe se nga disa burime të ndryshme janë mbledhur informacione për kohën kur kjo është bërë kjo foto.
Sipas këtij burimi të dhënat e para sugjerojnë fotoja është bërë më 29 Dhjetor 2016, ndryshe nga çfarë deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha se fotoja është bërë gjatë fushatës elektorale.
Prokurorët janë duke hetuar se çfarë ka ndodhur atë ditë me lëvizjet e kreut demokrat Lulzim Basha pasi disa orë pas shkrepjes së kësaj fotoje ai ka udhëtuar jashtë Shqipërisë. Po të krahasosh të dhënat e deritanishme që vinë jo zyrtarisht nga hetimet, me ato të deklaruara nga deputeti Ervin Salianji janë kontradiktore. Për kohën se kur është realizuar kjo foto Salianji është shprehur se: "Foto e asaj dite më kujtohet është dita e hapur e PD me rastin e 26 vjetorit të themelimit të partisë."

Po ashtu deputeti Salianji theksoi se atë ditë të gjithë qytetarët hynin në seli. Megjithatë fjalën e fundit do ta kenë prokurorët e çështjes të cilët do të përcaktojnë kohën kur është bërë kjo foto.
Me të dhënat e deritanishme duket se edhe këtë herë deputeti Salianji ka dalë bllof njësoj si me audio regjistrimin e famshëm të Babales.