Pronat në Krujë, ia morën tokën Locit e ja dhanë Lacit, gjykata dënon dy zyrtarët

Report TV

by Report TV

2 views
Gjykata e Krujës ka vendosur të deklarojë fajtorë dy zyrtarë të Hipotekës dhe ish-komunës Thumanë, pasi rezultoi e provuar se kanë abuzuar me dokumentat, duke sjellë tjetërsimin e 13 mijë e 300 metra katror tokë.

Ish-sekretari i komunës Thumanë Muharrem Roli u dënua me me 18 muaj burgim për ?Shpërdorim detyre? dhe ?Falsifikim dokumentash?, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të sipërfaqes së tokës prej 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Rolin, dënim në këtë çështje penale gjykata ka dhënë dhe për ish-drejtorin e Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, i cili është dënuar me një vit burgim për akuzën e ?Shpërdorimit të detyrës?.

Pak ditë më parë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e regjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër, të quajtur Asllan Laci.

Njëherësh gjykata e Krujës ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 10 mijë e 430 metra katror, që tashmë zotërohet nga kompania ?Milis Brick sha?.