Ora News - Masat për sezonin turistik, Klosi: Tolerancë zero dhe zbatim rigoroz të ligjit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisja e sezonit turistik ka angazhuar të gjithë kabinetin qeveritar. Minsitrat Gjonaj, Klosi, Peleshi dhe Majko ishin të enjten në Durrës nga ku apeluan subjektet që të resepektojnë ligjet dhe të garantojnë mbarvajtjen e sezonit.

Klosi: Tre detyrat kryesore që i kemi vënë vetes për sezonin turistik janë:
1-Garantimi maksimal i pastërtisë
2-Problemi i sigurisë në të gjitha aspektet e tij
3-Tolerancë zero për përdoruesit e mjeteve lundruese argëtuese sidomos brenda territoreve ku zhvillohen plazhet.

Sfidë për Ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi mbetet siguria ushqimore

Peleshi: I kemi paraprirë kontrollit me një praktikë të re që quhet vetëkontroll. Prej tre muajsh kemi shpërndarë një listë vetëkontrolli për të gjithë operatorët e ushqimit.

Ndërsa ministrat Gjonaj dhe Majko kërkuan nga task forca që të ndërrmeren të gjitha masat për garantimin e sigurisë për pushuesit vendas dhe të huaj.

Edhe pse vera ka nisur e freskët dhe me reshje shiu, turistët e parë kanë mbërritur në vendin tonë. Përvec zonave bregdetare, qeveria synon të zhvillojë edhe turizimin malor dhe atë kulturor.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/masat-sezonin-turistik-klosi-tolerance-zero-dhe-zbatim-rigoroz-te-ligjit