Ora News - "Teatri" në Kuvend, Basha-Ruçit: Po të përdorin si lolo, po i vini minat paqes sociale

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mazhoranca ka futur në rendin e ditës votimin për projektligjin për Teatrin Kombëtar. Dy partitë opozitare, PS dhe LSI janë shprehur kundër futjes së projektligjit në rend dite. Kreu demokrat Basha i tha kryeparlamentarit se po e përdorin si Lolo duke miratuar me urgjencë këtë projektligj. Reagimi i Bashës erdhi pas Ruçi kërkoi nga administrata e Kuvendit që të shpërndahej projektligji për deputetët.

Basha: Ajo që sapo thatë është jo vetëm gënjeshtër por edhe gafë e madhe. Tani vjen edhe pse që ju mundoheni ta kaloni me fotokopjuesin e prishur. Kryetari i Kuvendit i paraqet Kuvendit projektligjin përkatës. Ky është që po shpçërndani tani?

Jo vetëm doni të vidhni 250 mln euro me një dorë, jo vetëm doni të shkatërroni Teatrin Kombëtar, por edhe procedurën e ligjit e shkelni. E bëni këtë sepse ky vend nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Po të kishte Gjykatë Kushtetuese do të konsiderohej e paligjshme. Kur ju e merrni në dorë dhe dilni mbi ligjin me 200 mln euro me kullat e Teatrit. Si mund të mbrohet rendit kushtetues kur Edi Rama me 15 të tjerë grabisin gjithçka dhe të përdorin ty si Lolo duke shkelur e

Nuk ka asnjë urgjencë për të shembur Teatrin. Tërhiquni nga kjo masakër. Po i vini minat jo thjesht procedurave parlamentare por paqes sociale në vend.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teatri-ne-kuvend-basha-rucit-po-te-perdorin-si-lolo-po-i-vini-minat-paqes-sociale