Ora News - Rama mbyll debatin: Pse o Zot nuk kufizove budallallëkun? Basha: Shet sapunin për djath

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministrit Edi Rama i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta në foltoren e Kuvendit, për të komentuar vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, për integrimin e Shqipërisë, duke theksuar se ndryshe nga ç'pretendon opozita, vendi ta tashmë ka datë për negociatat. Ai zbuloi se bashkë me homologun maqedonas kanë marrë ftesën nga Brukseli për tu ulur për të nisur punën parapërgatitore. Në replikë me kryeministrin, kryetari i opozitës Lulzim Basha, tha se vendi është peng i krimit që mburojë ka qeverinë, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të behen pjesë e asaj që ai e quan "bashkim kombetar" për të larguar qeverinë dhe hapur rrugë zhvillimit të vendit.

Pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për negociatat, Lulzim Basha, paralajmëroi një kthesë të fortë politike, e kjo u reflektua në parlament ku pas më shumë se dy muajsh bllokim, opozita kërkoi 7 orë e 30 minuta debate për çështjen e integrimit.

Kryeministri Edi Rama, kishte në dispozicion 50 minuta për të folur, por ai shfrytëzoi vetëm 10, ndërsa në këtë fjalim të shkurtër vlerësoi si fitore vendimin e Bashkimit Evropian, duke theksuar se tashmë Shqipëria ka një datë kur do hapen negociatat.

Rama në foltoren e kuvendit: Jeni katandisur në një futë esadistësh. Nuk kemi çfarë të debatojmë. Nuk kemi punë fare me këta (i drejtohet opozitës). Barra jonë është shumë e rëndë dhe nuk mund të mbajmë dhe mbi këta në kurriz. Boll. I lëmë në punën e tyre dhe ne të ecim përpara, sepse ka shumë për të bërë e sfida për të fituar.

Me kryeministrin maqedonas kam marrë ftesën nga Brukseli për tu ulur për të nisur punën parapërgatitore. Këta thonë jep dorëheqjen,do flas dhe me kryeministrin maqedonas dhe do ju kthejmë përgjigje. Do ju kthejmë përgjigje patjetër por kur të kemi pushim. Ne kemi datën e çeljes së negociatave, PD thotë nuk ka. Debat të mbarë në të folurit me veten tuaj.

Kryeministri nuk i kurseu ironitë për opozitën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-nuk-kemi-cfare-te-debatojme