Ora News - Dibra nderon kapitenin e FA, Xhaçka: Mirënjohje për sakrificën e çdo efektivi në uniformë

Ora News Lajme

by Ora News Lajme

3 views
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Këshilli bashkiak i Dibrës i ka dhënë titullin "Qytetar Nderi" Kapitenit Floran Deda dy vitë pasi ai humbi jetën në një aksident ajror.

Në ceremoninë e organizuar në Pallatit të Kulturës në Peshkopi Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, theksoi se kujtimi i heronjve të FA të rënë në krye të detyrës është njëherësh angazhim për vëmendjen që meritojnë ushtarakët shqiptarë.

Xhaçka: Ky angazhim solemn që në fakt më takon ta marr edhe personalisht në cilësisnë e ministres së Mbrojtjes, na detyron të gjithëve të kujtojmë me shumë respekt sakrificën e të gjithë atyre që nuk jetojnë më.Njëherësh është edhe angazhim për të nderuar të gjithë ushtarakët që i shërbejnë atdheut, që kanë marr përsipër të rrezikojnë edhe jetën e tyre për të bërë profesionin shumë të nderuar të ushtarakut, por edhe profesionin e rrezikshëm të pilotit. Duke nderuar Floranin njëherësh keni nderuar e vlerësuar kontributin e secilit prej 8 mijë efektivëve të FA për të kontribuar për sigurinë e vendit dhe për jetën e çdo qytetari të Republikës të Shqipërisë.

Me vendim të Këshillit Bashkiak, edhe rruga Ceren?Radomirë do të mbajë emrin e Kapitenit të lindur e rritur në Dibër.

Kapiten Floran Delia dhe toger Donald Hoxha, ranë në krye të detyrës në mesditën e 6 prillit të vitit 2016 gjatë një fluturimi stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe.

Të dy ushtarakët janë shpallur ??Dëshmorët e Atdheut?? nga Komisioni Shtetëror për Dëshmorët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dibra-nderon-kapitenin-e-fa-xhacka-mirenjohje-sakrificen-e-cdo-efektivi-ne-uniforme