Kruje, familja Memoci me 4 pjesetarë jeton në shtëpi të shkatërruar dhe në varfëri ekstreme

  • 6 years ago
Jetesa për familjen e Halim Memocit, në fshatin Budull të Krujës, është bërë tepër e vështirë për shkak të problemeve ekonomike.

Shtëpia e tyre është tërësisht e amortizuar, lagështia dhe myku janë të përhapura në të gjithë godinën.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë tepër e rëndë, shtëpia e tyre u përmbyt në dhjetor të 2017 duke nxjerrë jashtë përdorimit edhe ato pak mobilje që kishin.

E përbërë nga 4 pjesëtarë, familja Memoci jeton me vetëm 10 mijë lekë në muaj të cilat i merr i biri i tyre invalid, ndërsa kryefamiljari është i paaftë për të punuar pasi vuan nga një sëmundje nervore.

Category

📺
TV

Recommended