Report TV - Berat, gjykata lë në burg babanë që mbajti peng djalin, avokati: Ka probleme mendore

  • 6 years ago
Gjykata e Beratit vendosi sot të cilësojë të ligjshëm arrestimin e Admir Duros dhe vendosi ndaj tij masën e "arrestit me burg". Në emër të organit të akuzës Olgert Rumnici, i kërkoi gjykatës cilësimin si të ligjshëm të arrestimit te 42 vjecarit dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg", ndonëse pala mbrojtëse kërkoi cilësimin e arrestimit si të paligjshëm dhe caktimin e një mase më të lehtë sigurie për shkak të gjendjes së tij të rëndë të shëndetit mendor, gjë e cila nuk është marrë parasysh nga kryetari i trupit gjykues, Durim Hasa.

Edhe në sallën e gjyqit Duro është shfaqur në gjendje të rënduar, por për shkak të mos kryerjes se vizitave mjekësore nuk ka pasur prova për t?u paraqitur në gjykatë që dëshmojnë problemet e tij mendore. 42 vjeçari akuzohet për ?Heqje të paligjshme të lirisë?, ?Dhunë në familje?, ?Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë? dhe ?Prishja e rendit dhe qetësisë publike?.

Ngjarja për të cilën akuzohet Duro ndodhi tre ditë më parë në lagjen "30 Vjetori" ku 42 vjecari mbajti peng për disa orë djalin e tij, 17 vjeçar nga frika mos e braktiste. Me pas ai hipi në soletën e pallatit ku për më shumë se tre orë kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, hodhi tjegulla në drejtim të tyre, duke lënduar dy policë. Pas arrestimit ai qëndroi në spitalin e Beratit dhe u përball sot me gjykatën në seancën e parë në ngarkim te tij.

Category

📺
TV

Recommended