Refugjatët dhe negociatat, Rama flet nga Saranda: Lajme të rreme, broçkulla kozmike

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama nga Saranda ku zhvilloi një dëgjesë publike me pakicat kombëtare, i ka quajtur broçkulla kozmike dhe lajme të rreme zërat për refugjatë që mund të vijnë në Shqipëri.

Rama ka komentuar marrëveshjen me Greqinë, të cilën e quajti një fitore për të dyja shtetet.

Marrëdhënia me Greqinë ka pasur ngërçet e veta. Marrëveshja do të jetë e drejtë, dhe do jetë e vizualizueshme për të gjithë në hartë. Marrëveshja me Greqinë, e drejtë dhe e barabartë. Do shohin me sytë e tyre jo me sytë e partive. Jo me sytë e atyre që amplifikojnë lajme të rreme. Kufiri siç ishte dhe kufiri që kemi. Do kemi mundësi të shohim qartësisht se kemi bërë marrëveshjen e duhur me vendin tonë, por edhe të shohim ç?mund të bëjnë këta të dëshpëruar, pa skuadër e pa lider, që të gjithë pafuqinë e tyre e kthejnë dita-ditës në një forcë të madhe të destruktimit.Rama ka folur edhe për çështjen e refugjatëve që mediat e huaja dhe ato shqiptare raportojnë se mund të vijnë në Shqipëri. Rama tha se kjo është një ?broçkull kozmike?, por që s?mund të ndodhë asnjëherë si e vërtetë.

Po i bëjnë qindin Shqipërisë në çdo qytet të Europës, kundër hapjes së negociatat. Kanë prodhuar një broçkull tjetër kozmike, që 600 mijë ushtarë të ISIS do vijnë këtu. S?ka fare as ISIS 600 mijë vetë ushtri. S?i shkon njeriut në mendje që Shqipëria mund të kthehet në pikë grumbullimi as për refugjatë normal. Edhe po t?i iki mendja ndonjërit në Europë, ne do buzëqeshim me keqardhje.

Edi Rama, kryeministër