Basha: Gjermania është kundër çeljes se negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lulzim Basha mori fjalën e tij në kuvend duke pohuar se mbrëmë kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermanë kanë marrë një vendim që ndëshkon rëndë Shqipërinë.
Kreu i PD, tha se Rama është në dijeni të kesaj rezolute nga partite e rëndësishme gjermane  të cilat kanë vendosur të mos japin aprovimin e tyre për hapjen e negociatave të Shqipërisë.?Sot ai po bën të paditurin dhe kërkon të manipulojë lajmin se mbrëme, pak ditë pas takimit Merkel-Macron, kristian-demokratet dhe kristian-socialet gjermane, janë shprehur kundër celjes së negociatave për Shqipërinë.
Ky është një lajm që Shqipëria nuk e meriton, por është verdikti gjerman për të ndëshkuar qeverine e Ramës. Sipas qeverisë gjermane,  Rama ka zhgënjyer pritshmeritë, nuk I ka bërë detyrat dhe nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.Do të shohim që pas një javë Shqipërisë jo vetëm që nuk do ti vendosën vetëm kushte por do të ketë edhe një process kontrolli për celjen e negociatave.?
Pasi I mbaroi koha e caktuar, Ruci I kërkoi Bashës të ulej por kreu demokrat sikuse ka ndodhur edhe javët e kaluara nuk pranoi dhe për pasojë u bllokua seance. Kjo gje e detyroi kryetarin e kuvendit që të ndërpresë punimet.