Ora News - Rrëfimi i emigrantit: Gruan ma vranë në Irak, me dy fëmijët pres të iki në Gjermani

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Gruan ma vranë në Irak dhe jam në kampin e azilkërkuesve me 2 fëmijët e mi". Kështu shprehet për Ora News, një prej azilkërkuesve në Babrru. Aty u zhvillua një aktivitet me rastin e ditës botërore të emigrantëve. Në total, janë paraqitur 1700 kërkesa për azil, ndërsa policia ka goditur 2 grupe që favorizonin trafikun njerëzor.

Mijëra emigrantë nga vendet e treta kanë kërkuar azil në Shqipëri, por qëllimi i tyre duket se është vetëm regjistrimi i kërkesës dhe më pas ata vijojnë rrugën për në Europë.

Një shembull konkret është Ibrahimi, një 26-vjeçar nga Iraku, i cili synon Gjermaninë.

Ibrahimi: Më quajnë Ibrahim, jam 26 vjeç dhe vij nga Iraku.Kam ardhur nga Greqia dhe kam paguar 500 euro për të ardhur këtu.Jam me dy fëmijët pasi gruaja më ka vdekur në Irak.Nuk do qëndroj këtu por do të iki në Gjermani ku më pret vëllai.

Me rastin e ditës ndërkombëtare të refugjatëve, Ministria e Brendshme organizoi një aktivitet në kampin e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës. të pranishëm ishin Ambasadorët e Italisë, Spanjës, përfaqësues nga UNHCR-ja e Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rrefimi-i-emigrantit-gruan-ma-vrane-ne-irak-me-dy-femijet-pres-te-iki-ne-gjermani