Ora News - Teatri, Veliaj: Duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj së bashku me ministren e Drejtësisë, Etila Gjonaj dhe kryetaren e PS të kryeqytetit Blerina Gjylameti bashkëbiseduan me banorët e Farkës në kuadër të turnit të llogarnidhënies.

Temë e diskutimit ishin projektet dhe punën e Bashkisë së Tiranës, si dhe reformat e qeverisë në shërbim të qytetarëve. Ndërsa kreu i bashkisë foli sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Erion Veliaj: Në disa raste na duhet të gjejmë gjuhën e mirëkuptimit me njëri-tjetrin. Kjo nuk vlen vetëm për një rrugë lagje, por kudo. Këto ditë kemi pasur takime me artistë, arkitektë e urbanistë për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit për teatrin. Ne, shqiptarët, kemi treguar që kur gjejmë gjuhën, kur komunikojmë, mund të bëjmë rrugë, mund të bëjmë parqe, mund të bëjmë edhe një teatër shumë të bukur, por kjo kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Ndaj, besoj se mesazhi që japim si bashki, kudo ku kemi ndërhyrë, qoftë duke negociuar me artistët, arkitektët, urbanistët, qoftë me banorët në fshat, që na kanë lejuar të mbjellim pemë, qoftë me ata që na kanë lejuar të bëjmë një trotuar, të shtrojmë një rrugë, është mirëkuptimi mes nesh.

Veliaj theksoi se Farka ka përfituar një sërë investimesh të rëndësishme, që kanë sjellë përmirësim në infrastrukturë, ndërsa u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm siguron një rritje të ndjeshme të financimit të projekteve për këtë njësi.

Erion Veliaj: Pak nga pak, parku i liqenit të Farkës po bëhet një park i dytë si Liqeni i Tiranës. Farka e ka të gjithë mundësinë të jetë një ndër vendet më të pëlqyera të Tiranës në mos ne pjesen me te madhe eshte bere.

Kryebashkiaku tha se në Farkë ka një rritje të ndjeshme të shërbimit të transportit urban. Ai theksoi se falë riorganizimit, por edhe kritereve të forta që vendosi Bashkia e Tiranës, ky shërbim në këtë njësi është si dita me natën me atë që ishte më parë.

Nderkohe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, theksoi se një nga prioritetet kryesore të qeverisë në këto vite kanë shërbimet që u ofrohen qytetarëve, duke mundësuar lehtësimin e dokumentave që merren në sportele, si dhe shtimin e shërbimeve që merren online.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/teatri-veliaj-duhet-te-gjejme-gjuhen-e-mirekuptimit-me-njeri-tjetrin

Category

📺
TV

Recommended