Ora News - Anton Lekaj: Prodhuesit thonë po na prishen prodhimet, ku është shteti?!

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë së Shkodrës, Anton Lekaj, kërkon një rol më aktiv të shtetit në zhvillimin e bujqësisë në fshat.

Në "Tonight Ilva Tare", Lekaj thotë se specialistët e Drejtorisë së Bujqëisë duhet të bëjnë rregullatorin për të orientuar fermerin apo bujkun se cilat kultura duhet të mbjellë, por nga ana tjetër të sigurojë edhe tregun për shitjen e tyre.

Si shembull merr gështenjën që sipas tij shitet me çmime qesharake.

Lehtësirat fiskale po ashtu janë një tjetër shqetësim. Sipas tij është e trishtë që emigrantët shpenzojnë kursimet e tyre për të ndërtuar vila trekatëshe, ndërkohë që në to mbeten vetëm pleqtë.

Lekaj: Nëse Drejtoria e Bujqësisë i afrohet fshatit dhe i thotë fermerit, kjo tokë nuk është për duhan është për patate. Kjo tokë nuk është për duhan, ti e ke mbjellë dhe do marrë dy kuintalë për hektarë. Jo planifikim.

Vazhdo e mbjell duhan ti, por unë po të sugjeroj, specialisti flas, të sugjeroj që të sigurosh prodhim të madh duhet të mbjellësh këto kultura se është vetë struktura e tokës. Shteti duhet të jetë rregullator, ti krijojë lehtësira duke mos ja marrë tatimin. Ne jemi shtet i varfër por brenda mundësive krijo lehtësi fiskale.Kanë ardhur emigrantët e shkretë, kanë bërë një ndërtesë tre kate, kanë vetëm babain dhe nënën dhe kanë ikur përsëri në Itali.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anton-lekaj-prodhuesit-thone-po-na-prishen-prodhimet-ku-eshte-shteti

Recommended