Mbyllet me sukses 'Liqeni i Mjellmave', shkëlqejnë Adela Muçollari dhe Fatjon Lito

  • 6 years ago
TIRANE-Është mbyllur me sukses shfaqja e baletit "Liqeni i Mjellmave" në Pallatin e Kongreseve. Dy netët e shfaqjes u pritën me duartrokitje nga publiku. Në mbrëmjen e sotme shkëlqyen në skenë primabalerina Adela Muçollari me partnerin e saj Fatjon Lito.

Adela Muçollari është shprehur pak ditë më parë në Report Tv se ngjitja e skenë e rolin e mjellmës ishte ëndrra më e bukur e saj.

Këtë mbrëmje Muçollari ka kërcyer si një mjellmë e vërtetë. E gjitha trupa e baletit i ka dhënë premierës gjallëri dhe entuziazëm, por kryefjala e kësaj shfaqje ishin balerinët e rinj.

Dy primabalerinat Adela Muçollari dhe Ledja Sula janë të konfirmuara në skenë, por balerinët Anxhelo Mucollari dhe Fatjon Lito u promovuan si solistë të parë të TOB duke dhënë më të mirën në rolin e tyre.