Report TV - Nis ndërtimi i 'Rrugës së Arbrit/ Rama në Dibër: S’janë lajka, por zotim

  • 6 years ago
Dibër-Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Dibrës, aty ku pritet të bëhet hapja e punimeve për Rrugën e Arbërit.

Para qytetarëve të këtij qarku dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Rama tha se ndërtimi i Rrugës së Arbërit është një zotim mes shqiptarëve.

Shefi i qeverisë e nisi fjalimin me një citim nga kujtimet e Abdyl Frashërit, dhe nuk harroi të kujtonte heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, për të cilin Rama tha se është shqiptari që s?ka të sharë, me vizion përparësinë e shqiptarisë.

Qytetarë të mbledhur sot në çdo krahinë të Shqipërisë. Vjen si jehonë një ngashërim, një përjetim i një tosku të pavdekshëm. Dibra e përvetësoi si djalë. Ndodhesha në Dibër, kujton Abdyl Frashëri, iu tregoja të tjerëve se e ardhmja jonë varet nga bashkimi ynë si shqiptarë. Armët i mbani në duar të hani kokat e vëllezërve tuaj. Një uturimë e madhe më bëri të dridhem, një çast më pas u ngashëreva, kur pashë që shtrëngoni duart e njëri tjetrit. Frashërlliu qau si fëmijë tek pa malësorët gegë të përqafoheshin si vëllezër. Këtu janë gdhendur bëmat më domethënëse të shqiptarisë. Të qënit zot në vend të vetë, nga mësonjtoret e Said Maldemit. Këtë urtësi se ul as koha. Biri më i madh I kësaj treve, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Jam me fat që ndodhem sot në Dibër. Në këtë vit të Gjergj Kastriotit, dibranit e shqiptarit që s?ka të sharë. Nuk janë lajka, është zotim si arbri dikur motit, për bashkimin e përparimit siç e deshën të parët tanë. Skënderbeun dhe besëlidhjen nuk duam t?i shohim me daulle ceremonish. Vision që do bëhet realitet, duan apo s?duan ata.?