Problemet për banorët e fshatit Kreshman në njësinë administrative Cakran nuk kanë të mbaruar. Ata thonë se prej më shumë se 6 muaj nuk kanë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.
Më herët ata merrnin ujë nga tubacioni që furnizonte bashkinë e Patosit, por që edhe ai tubacion tashmë është prerë dhe aktualisht ata detyrohen të shkojnë në lagjet e tjera për të mbushur ujë për nevojat personale.
Banorët thonë se tubacionet e reja janë sjellë afër rrugës kryesore dhe janë lënë aty pa u shpërndarë nëpër shtëpi. Shpresa e tyre e vetme është koha e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, çka për ta do të jetë një shans për të çuar tubacionet deri tek shtëpitë.

Category
📺
TV