Report Tv - Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe një sërë dëmesh në Cërrik

  • 6 years ago
Reshjet intensive të shiut në vend kanë shkaktuar një sërë dëmesh në Qarkun e Elbasanit. Stuhitë e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në disa fshatra të Cërrikut.

Më problematike paraqitet gjendja në fshatrat e Gostimës, Shtërmenit dhe Malasenit. Uji ka hyrë edhe në shtëpitë e banorëve duke sjellë një sërë dëmesh. Banorët shprehen se uji u ka përmbytur tokat dhe u ka rrezikuar bagëtitë.

Sipas banorëve, shkak i përmbytjeve është dëmtimi i shtratit të përroit dhe mungesa e funksionimit të hidrovoreve. Banorët bëjnë apel për ndihmë duke kërkuar vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve të shkaktuara.