Report Tv - Njihuni me mjeku fierak që rrogën e tij investoi për të rregulluar vendin e punës

  • 6 years ago
Një mjek neurolog në spitalin e Fierit rrogën e tij që merrte nga spitali shtetëror e ka përdorur për të rregulluar pavionin e patologjisë. Investimi i tij është shtrirë në kohë pasi në çdo muaj ai bënte pjesë të ndryshme të spitalit duke realizuar një panoramë mjaft të bukur. Duke nisur që tek korridori e deri edhe tek dhomat e pacienteve, Mjeku Roel Zoga ka ndërtuar edhe banjot dhe dhomën e mjekut roje. Kolegët e mjekut tregojnë që Zoga ka investuar nga lekët e tij, por pas këti investimi ai u detyrua të ikte nga vendi për të cilin investoi nga djersa e tij. Kjo pasi nuk arriti për përballonte presionin e popullit dhe të stafit të administratës, por edhe pjesën politike e cila ka përfshirë spitalet tona.
Aktualisht mjeku Mjeku Roel Zoga është larguar nga spitali hstetëror dhe punon në një nga filjalet e një spitali privat në qytetin e Fierit.Report tv ka kontaktuar me mjekun Zoga për të marrë një opinion të tij në lidhje me atë që ka lënë pas, por ai nuk ka pranuar te flas në lidhje me investimet e bëra. Me anë të telefonit ai është shprehur se rregullimet nuk i ka bërë për ti publikuar, por për ti dhënë një ambient më të përshtatshëm për kolegët dhe pacientet

Recommended