U gjuajt me vezë, Veliaj: Dolët huq, s’kishit as nishan, me atë nishan të Lulit nuk keni gjë në vijë

  • 6 years ago
Kryebashkiaku Veliaj gjatë dëgjesës me artistët për Teatrin Kombëtar ka thënë një përgjigje ndaj ekstremistave të djathtë të cilët e qëlluan me vezë ndaj tij.

Veliaj ju ka dhënë ?një këshillë? duke ju thënë që duhet të stërviten më shum ëpër të qënë më të saktë në shënjë.

Hodhët 10 vezë dhe nuk më zuri asnjë, stërvituni pak më shumë teksa u drejtohej një të pranishmi në sallën ku po zhvillohej dëgjesa me artistët.

Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës
Incidenti ndodhi paraditen e sotme kur Erion Veliaj ishte nisur për në dëgjesën me artistët, ku të rinj ekstremistë të Partisë Demokratik e kanë qëlluar me vezë, pas incidentit kryebashkiaku ka vijuar qetësisht axhendën pë dëgjesën publike me aktorët.