Report Tv - Krim në familje, burri vret gruan me sende të forta, vetëdorëzohet në polici

  • 6 years ago
Krimi në familje ka tronditur qytetin e Durrësit, ku burri ka goditur për vdekje bashkëshorten.

Ngjarja e rënde ndodhi orët e para të mbrëmjes në shtëpinë ku ndodhej çifti në fjalë në lagjen 15 në qytetin e Durrësit.

Viktimë mësohet se ka mbetur Ardiana Shaholli, 40 vjeçe ndërsa autor dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj Ç.Shaholli 42 vjeç.

Pas një debati me tone të ashpra mes tyre që ka venë në alarm edhe fqinjët, ai e ka goditur me sende të forta në kokë, 40 vjeçarja është transportuar drejt spitalit të Durrësit por nuk ka mundur të ju shpëtojë plagëve të marra.

Sipas burimeve për Report Tv çifti ishte në vështirësi ekonomike, ato kishin 6 fëmijë dhe konfliktet mes tyre kishin disa kohë që kishin nisur, ku sot pas një konflikti verbal burri e ka goditur në kokë bashkëshorten e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 15 Spitallë, ku pas një konflikti në familje burri ka ndërmarrë aktin makabër. 40 vjeçarja Shaholli ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga goditjet me sende të forta.

Në momentin që burri dhe gruaja janë grindur nuk kanë qenë fëmijët në banesë.