Report Tv - Ministri Klosi: Vend-depozitimet larg lumenjve dhe zonave të banuara

  • 6 years ago
Gjatë një deklarate për shtyp ministri i Turizmit e Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi rregullat për vend-depozitimet: larg lumenjve dhe zonave te banuara.

Po ashtu ministri Klosi gjatë takimit me donatorët ku prezantoi Raportin Kombëtar për Zbutjen e Riskut në Vend-depozitime, deklaroi se rregullat e reja hartuar nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, i japin fund situatës aktuale me vend-depozitimet, trasheguar ne 27 vite.

Ministri Klosi theksoi se ky raport vjen pas një skanimi 3 mujor të situatës nga 200 persona te angazhuar, ekspertë dhe zyrtare lokale dhe te Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Kemi përcaktuar tashmë standardet e reja të cilat bëjnë të mundur që të shkojmë drejt lejeve mjedisore për landfillet e vërteta apo vendepozitimet e mëdha por po ashtu t?i japim mundësi pushtetit lokal që me investime të vogla dhe me analizë të detajuar të kuptojnë se çfarë duhet bërë me landfillet ekzistuese.

Category

📺
TV

Recommended