Ora News - Vrasja e Azem Hajdarit, Izet Haxhia kërkon përballje në gjykatë me Sali Berishën

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Denoncuesi dhe akuzuesi im Sali Berisha ka një marrëveshje të bërë në ?Rogner? për të ekzekutuar disa persona. Mes tyre edhe mua. Disa i vranë, mua jo. Unë jam akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit 2-3 vite pasi unë isha në Turqi. Unë nuk i jam larguar drejtësisë, por kanë qenë disa rrethana të tjera që më kanë bërë të mos jem këtu. Erdha tani që të përballem me drejtësinë. Akuzuesi im është Sali Berisha, por ai nuk ka pranuar të përballet me gjykatën. Jam këtu të përballem me të vërtetën"

Avokati mbrojtës Bashkim Nikolla në kërkesën e rihapjes së cështjes. paraqiti një dokument të Shërbimit Informativ Kombëtar, i cili ishte raport për vrasjen e Hajdarit. sipas Nikollës, Haxhia nuk është përmendur asnjëherë si bashkëpunëtor në vrasjen e 12 shtatorit të vitit 1998 pak metër larg selisë së PD.

një tjetër argument Avokati mbrojtës dha për procesin e shqyrtuar në gjykatat shqiptarë në mungesë dhe pa dijeninë e Izet Haxhisë. ai shtoi se i akuzuari nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin e Shkallës së Parë dhe në apel. Ndërsa shtoi se Vetë Izet Haxhia nuk ka bërë deklarime përpara organeve proceduese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/izet-haxhia-flet-ne-gjykate-akuzuesi-im-eshte-sali-berisha