Ora News - Udhëtim në “dorën e Zotit”, asnjë masë për rrëshqitjet e gurëve në aksin Lezhë-Shëngjin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ora News u rikthye sërish sot në rrugën Lezhë-Shëngjin, ku një ditë më parë rënia e një masivi gurësh mbi një autobus plagosi rëndë dy të reja. Pas verifikimeve të bëra menjëherë pas ngjarjes, sot atje nuk kishte asnjë përfaqësues të shtetit, të cilët edhe jashtë kamerave nuk ishin në gjendje të thonë kohën kur do të ndërhyhet për të shmangur rrezikun. Deri atëherë, banorët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se do të udhëtojnë me Shpresën e Zotit, por për të shmangur tragjeditë e mundshme kërkojnë ndihmën e shtetit.

Banorët e zonës dhe udhëtarët që lëvizin çdo ditë në këtë zonë u tremben tragjedive të mundshme pasi sipas tyre shkëputja e gurëve ma mali në këtë zonë është i vazhdueshëm.

Drejtuesi i mjetit: Çdo ditë që kaloj këtu me frikë kaloj se pse nuk është hera e parë që këtu rrëshqasin gurët nga mali dhe bien mbi rrugë. Mund të jetë hera e dhjetë që unë e mbaj mend.

Ata që e përdorin rrugën çdo ditë thonë se janë në dorë të Zotit, por pas rastit të së mërkurës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit.

Drejtuesi i mjetit: Shpresa tek Zoti dhe tek shteti që mund ta përmirësojnë këtë rrugë.

Banorët thonë se rasti i së mërkurës kur masivë shkëmborë ranë mbi një autobus, nuk ishte i veçuar.

Ata tregojnë për dhjetra raste në të shkuarën kur shkëbijnë që kanë rënë nga mali kanë rrezikuar të prodhojnë tragjedi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/udhetim-ne-doren-e-zotit-asnje-mase-rreshqitjet-e-gureve-ne-aksin-lezhe-shengjin