Report TV - I moshuari i perplasur nga makina i shtrirë në tokë, askush nuk i jep ndihmë

  • 6 years ago
Një aksident ka ndodhur në zonën e quajtur ?Nesharaku?, pranë ?Vasil Shantos? në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor 76 vjeçar. Report tv sjell pamjet kur i moshuari ndodhet në tokë, ndërsa për fat të keq nuk i ofrohet ndihmë nga askush.

Mjetet nuk e ndalojnë qarkullimin, ndërsa i moshuari ka qëndruar i shtrirë në mes të rrugës deri sa ka ardhur një ambulancë. I aksidentuari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Fatmirësisht goditja nuk ka qenë e madhe dhe 76 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se policia ka ndaluar shoferin i cili është shoqëruar për t?u pyetur më tej për ngjarjen.