Report TV - Gjirokastër, sherr me armë për pronën mes dy personave nga Lazarati, një i plagosur

  • 6 years ago
Një person është plagosur me armë zjarri pas një sherri mbrëmjen e sotme në një pikë bastesh, rreth 200 metra nga Drejtoria e Policisë. I plagosuri është Xhelo Gerveshi 44 vjeç, ndërsa autori dyshohet se është Kristaq Kukani 50 ?vjeç, të dy banues në fshatin Lazarat.

Dy personat, sipas dëshmive të para mësohet se kanë pasur një konflikt të hershëm për pronën, që ditët e fundit kishte precipituar, ndërsa mbrëmjen e sotme në pikën e basteve, sherri ka agravuar me përdorimin e armës nga Kristaq Kukani, i cili ka qëlluar 44-vjeçarin.

Xhelo Gerveshi ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar në spital, ndërsa nga të dhënat e Report Tv mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.