Ora News - Kapen duke transportuar sirianë dhe pakistanezë, pranga 4 personave në Kakavijë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të trafikut të klandestinëve duke vënë në pranga katër persona.

Të arrestuarit janë Rasim Koxha, 48 vjeç, Riza Hysa, 57 vjeç, Besim Hysa, 34 vjeç, Gëzim Zeka, 29 vjeç,

Ata janë kapur në flagrancë në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë ndërsa po transportonin me mjetet e tyre shtatëmbëdhjetë shtetas të huaj nga Pakistani dhe një nga Siria.

Katër të arrestuarit, banorë të katër qyteteve të ndryshme, dyshohet se janë pjesë e një grupeve që u japin ndihmë të paligjshme kundrejt pagesës klandestinëve nga vendet e lindjes së mesme që përdorin shqipërinë në rrugën dejt vendeve të Bashkimit Europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kepen-duke-transportuar-siriane-dhe-pakistaneze-pranga-4-personave-ne-kakavije