Report Tv - Sëmundjet kardiovaskulare, Bara: Para sezonit të plazhit të bëhet kontrolli mjekësor

  • 6 years ago
Në studion e Report Tv ishte i ftuar Petrit Bara, shef i shërbimit të kardiologjisë në QSUT, i cili foli për sëmundjet kardiovaskulare, pasojat, faktorët si dhe masat që duhet të marrin personat me këtë sëmundje, sidomos tani që jemi dhe në sezonin e plazhit dhe temperaturat vijojnë të rriten. Bara theksoi se është rritur me 41% vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare.

Me rritjen e temperaturave fillojnë dhe problemet kardiovaskulare. Kemi një numër të lartë vdekjesh kardiovaskulare. Gjendja e të fiktë është një problem madhor tani në stinën e verës, 1 në 2 veta janë me hipertension. Të sëmurët më tension kanë probleme me daljet në diell. Ata që shkojnë në plazh duhet të futen gradualisht ne det, mbas orës 10 konkretisht. Para se të fillojë sezoni i plazhit, personat duhet të bëjë një kontroll te mjeku. Pasi në det e plazh bëjnë sforco dhe rinia. Moshat e dyta dhe të treta të mos hyjnë vetëm në det, por të shoqëruar. Gjithashtu edhe qendrat vëzhguese në plazhe duhet të jenë prezente për të dhënë ndihmën e parë pacientëve që kanë probleme të tilla.

Petrit Bara, shef i shërbimit të kardiologjisë në QSUT