Seanca në KPK për gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj harron të marrë kartën e identitetit

Report TV

by Report TV

8 views
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, po kalon sot në 'sitën' e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjyqtarin Islamaj, i cili është edhe vetë i pranishëm në seancë. Në nisje të seancës, gjyqtarit i është kërkuar të paraqesë kartën e identitetit para sekretariatit të Vettingut, por që gjyqtari kishte harruar ta merrte atë me vete.

Gjyqtari Islamaj është i pari në radhët e Gjykatës së Lartë që do të japë llogari para trupës së KPK të përbërë nga Suela Zhegu, Pamela Qirko, Genta Tafa (Bungo) për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Pak ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e gjyqtarit Islamaj, i cili rezultonte të kishte troje e banesa dhuratë nga prindërit e tij dhe të bashkëjetuese.

Në orën 11:30, KPK do të zhvillojë seancë dëgjimore me prokurorin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Dritan Prençi. Trupa që do të gjykojë prokurorin Prençi do të përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.