Italia feston Ditën e Republikës, ambasadori Cutillo: Koha që të çelen negociatat me Shqipërinë

  • 6 years ago
Ambasada Italiane në Shqipëri ka organizuar një pritje me rastin e 2 qershorit, Festës së Republikës Italiane, e cila ka bërë bashkë në kryeqytetin shqiptar politikanë të majtë e të djathtë, artistë dhe personalitete të fushave të tjera.

Ceremonia është zhvilluar pasditen e sotme në ambientet e rezidencës italiane në Tiranë. Të pranishëm ishin Presidenti i Republikës Ilir Meta, ministra, deputetë dhe ish-deputetë e zyrtarë të tjerë të shtetit.

Ambasadori I Italisë në Shqipëri Alberto Cutillo fjalën përshëndetëse e nisi me zhvillimin më të fundit në vendin fqinj kur tha se ?ky dy qershor duhet mbajtur mend sepse në Itali, pas tre muajsh ngërç, dje lindi një qeveri e re?.