Ora News - Si të fusni mik direkt ministrin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në panairin e punës në qytetin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama njoftoi se vetëm në këtë qytet janë aktualisht mbi 1500 vende të lira pune.

Kryeministri u bëri thirrje të rinjve të vazhdojnë shkollën profesionale pasi e kanë punën e garantuar

Edi Rama: "1567 vende të lira pune janë vetëm këtu sot që flasim. Dua të nënvizoj se në Elbasan kemi disa shkolla të arsimit profesional që janë vërtet për tu marrë shembull. Janë të gjithë vajza e djem me punë të garantuara nesër"

Më pas kryeministri vazhdoi me turin e llogaridhënies në Cërrik ku u tha qytetarëve se për çdo problem që kanë, të shkruajnë në portalin shqipëriaqëduam.al dhe ministri përkatrës do zgjidhë problemin

Edi Rama: "Ti fut mik direkt ministrin dhe ministri nuk është si miku që fut që s 'ta ka për borxh të japë përgjigjen, por duhet të ta zgjidhi dhe e zgjidh"

Rama shpjegoi edhe pse u detyrua të përdorte skemën e TVSH për biznesin e vogël

Edi Rama: "Të gjithë ata të cilët sot deklarojnë xhiro 70-80 milionë gënjejnë. E pranojnë vetë jashtë kamerave që gënjejnë. Kjo është arsyeja pse patën reagim agresiv ndaj skemës së TVSH-së. Prandaj ne do ta rrisim pragun në 140 milionë dhe deri në këtë prag tatim fitimi do të jetë vetëm 5%.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/si-te-fusni-mik-direkt-ministrin