Rënia e Vllaznisë nga kategoria, kryebashkiakja e Shkodrës e quan turp pyetjen e gazetarit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Heshtjen e gjatë e theu, por për të quajtur turp pyetjen që i drejtohej për Vllazninë! Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në cilësinë e presidentes së skuadrës nuk denjoj të kërkoj qoftë edhe një falje minimale për tifozerinë, por bëri autogolin e radhës.

Tha që do të fliste të shtunën për skuadrën, por më pas në nxitim e sipër në rrjetin social Facebook, hodhi pak rreshta ku shkruan:

"MBI ANGAZHIMIN TIM PERSONAL DHE INSTITUCIONAL PËR SITUATËN NË KLUBIN E FUTBOLLIT VLLAZNIA

E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët, futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm, për mosarritjen e objektivit për të qëndruar në Kategorinë Superiore, si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, dua të siguroj të gjithë qytetarët që, prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit.
Paralelisht, një grup pune është ngritur për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.
Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por duhet një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje perfundimtare.
Angazhimi im si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.
Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë me zemër të thyer. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës, e njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zeri-i-te-rinjve-nuk-degjohet-femijet-e-shohim-te-ardhmen-jashte-vendit