Report TV - Veliaj i dhuron 'Çelësin e Qytetit' Ermal Metës

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim të veçantë fituesin e Sanremos, këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin ?Skënderbej?.

Kryebashkiaku Veliaj përgëzoi këngëtarin Meta për perfomancën e tij në festivalin më të rëndësishëm të këngës italiane, si dhe në skenën e Eurovizion dhe në shenjë mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për promovimin e vlerave dhe emrit të Shqipërisë në Itali dhe jo vetëm, i dhuroi ?Çelësin e Qytetit? si simbolin e miqve të Tiranës.