Ora News - Porti i ri i Durrësit nuk ka hapësirë, 30 peshkarexha kërkojnë vend për ankorim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e hapësirës në Portin e ri të Peshkimit dhe përgatitjet për zgjerimin e portit të të Durrësit kanë vënë në vështirësi 30 anije të flotës së peshkimit në qytetin bregdetar. Peshkarexhave që janë në pritje të remontit, u është kërkuar të largohen, por peshkatarët thonë se nuk kanë asnjë vend ku mund të ankorojnë mjetet e tyre, për momentin jo funksionale. Sakaq edhe vetë Porti i Ri i peshkimit mbetet pa menaxhim pasi nuk është marrë ende në dorëzim nga shoqata e peshkatarëve.

Zbatimi i projektit për zgjerimin e portit të Durrësit ka vënë në vështirësi pronarët dhe peshkatarët e 30 peshkarexhave të flotës së peshkimit që qëndrojnë në Portin e vjetër të Peshkimit në pritje të riparimit.

Atyre u është kërkuar largimi nga kalata për ti hapur rrugën investimit, por peshkatarët thonë se nuk kanë ku të dërgojnë mjetet lundruese.

Klodian Kapiti: Duhet ti hiqnim brenda 20 ditëve, por nuk ka një zgjidhje se ku të çohen.

Porti i ri i Peshkimit, një investim prej 12 milion eurosh, nuk ka kapacitete për të strehuar të gjithë flotën e peshkimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/porti-i-ri-i-durresit-nuk-ka-hapesire-30-peshkarexha-kerkojne-vend-ankorim

Category

📺
TV

Recommended