Rruga e lumit të Vlorës, Gjiknuri: Segmenti i parë gati në vjeshtë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pjesa e parë e segmentit Vlorë - Peshkëpi - Gjorm me një gjatësi prej 23 km do të jetë gati në vjeshtë të këtij viti. Premtimin e bëri Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, teksa inspektoi kantierin e punimeve në rrugën e Lumit të Vlorës.
?Është një vepër jashtëzakonisht e rëndësishme për Vlorën dhe për gjithë Shqipërinë. Është një lidhje tjetër paralele me bregdetin e Shqipërisë dhe siç u informova nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, procedurat për dy lotët e tjera janë drejt përfundimit, do të thotë që brenda këtij viti ose le të themi maksimumi fillim e vitit tjetër, do të nisin punimet edhe për segmentet e mbetura?.
Gjiknuri tha se projekti do të përfundojë plotësisht sipas afateve të parashikuara.?Brenda dy viteve kjo rrugë do të jetë tërësisht e përfunduar dhe do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për gjithë zonën e Lumit të Vlorës, për zonën e bregdetit. Bashkë me zhvillimet  e tjera infrastrukturore në Vlorë, me ato që po bën qeveria shqiptare do të krijojë një ndërlidhje shumë të mirë nga pikëpamja e mobilitetit, infrastrukturës dhe realisht do të sjellë një zhvillim ekonomik për të gjithë zonën?, nënvizoi Gjiknuri.
Segmenti i dytë 27.1 kilometra shtrihet nga Ura e Gjormit deri ne vendin e quajtur Ura e Laskos, ndërsa segmenti i tretë prej 23.7 kilometra vazhdon nga kjo Urë drejt Qeparosë e me tej drejt Kuçit.