Kontrolli ajror 'zero kanabis e kultivuar', Policia e Shtetit: 70 mijë kontrolle për 5 muaj

  • 6 years ago
Policia e Shtetit ka zbardhur shifrat e aksionit kundër kanabisit, ku gjatë këtij viti, kanë rezultuar 53 parcela me kanabis më pak se gjatë vitit 2017. Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka, theksoi se në aksion nga ajri është edhe Guardia di Finanza, e cila deri më tani nuk ka konstatuar asnjë bimë kanabis.

Sa i takon aksionit nga toka, Loka bëri me dije se në këto pesë muaj të vitit 2018 janë asgjësuar 23 parcela me 2579 bimë dhe 878 bimë në kubikë.

Që në krye të herës dua të theksoj, se rastet e konstatuara të kultivimit në këto 5 muaj të vitit 2018, janë 23 parcela me 2,579 bimë dhe 878 bimë të asgjësuara në kubikë. Dhe për krahasim me vitin 2017, kur Shqipëria doli përfundimisht nga harta e vendeve problematike që kultivonin kanabis, janë 53 parcela më pak, ose rreth 21,500 bimë më pak të kultivuara.

Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit
Më tej, zyrtari i lartë i policisë deklaroi se vetëm një ditë më parë janë kryer në mbarë vendin 3590 kontrolle nga 220 grupe, të cilët kanë goditur dy raste të kultivimit të kanabisit, në Nikël të Fushë Krujës me 23 bimë dhe në fshatin Frashër të Përmetit, ku janë zbuluar 1800 bimë.