Ora News - "Shqipëria, Tartuga e Europës", Dash Shehi dekripton shkrimin e nonës së analizave

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse në një situatë të pazakontë ku salla e Kuvendit ishte ndarë në dysh, votimi i projekligjeve nga mazhoranca me regji qëndrore, dhe nga ana tjetër opozita e mbledhur rreth foltores live në Facebook, deputeti Dashamir Shehi arriti të përcillte mesazhin e tij.

Shehi ju referua analizës së italianit Karlo Alberto Rosi, një njohës i mirë i situatës politike në Shqipëri, i cili e kishte "pagëzuar" Shqipërinë me Tartugën, ishulli ku mblidheshin piratët e Karaibeve.

Për deputetin demokrat qeveria Rama na ka kthyer tre shekuj mbrapa me botën e krimit që e kanë mbrojtur, e mbrojnë përditë këtu dhe vazhdojnë me këmbëngulje të justifikohen sikur kjo u vjen nga opozita.

Dash Shehi: Do më pëlqente të flisja në rrethana të tjera por megjithatë ja vlen. Kjo që do të them kërkon pak qetësi se ka një metaforë të madhe.Kam menduar që për të folur jam nga ato të zotët por ka dalë një italian që ma kaloka për analizë, qenka mjeshtër fare.Ky qenka nona e analizës, e quajnë Karlo Alberto Rosi dhe ka bërë një analizë për situatën e Shqipërisë që të vjen dhe për qeshur dhe për të qarë, më shumë për të qarë. Thotë: Doni Tortugën apo Europën?

Tortuga është një ishull piratësh i 1600-1700. Pasi vidhnin anijet poshtë dhe përpjetë, horrat e Karaibeve mbidheshin tek ky ishulli. Aty martoheshin dhe rrisnin fëmijët. Kishin dhe një kishë.Duke parë situatën e Shqipërisë ky zotëria italian ka bërë një analizë të gjithë deklarimeve të Ministrit të fundit që thotë:

-Herën e parë, nga ky neni që kemi devijuar në parlament nuk përfiton im vëlla se ka pasur avokat.

-Së dyti, im vëlla ka qenë kaq i ri sa duhet ti falim mëkatet.

-E treta, nuk kam përgjegjësi, thotë, për atë që ka ndodhur me tim vëlla.

-Së katërti, nuk ka shkelur asnjë ligj të Shqipërisë dhe nuk ka pse dënohet në Shqipëri.

-E pesta, nuk kam pas asnjë kërkesë nga italianët kështu që nuk kam si ta marr nën arrest për ta ekstraduar. Ligji antimafia nuk mund të zbatohet se nuk ka bërë gjë në Shqipëri.

-Dhe në fund fare thotë, për integritetin tim personal do të vazhdoj luftën ndaj krimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-tartuga-e-europes-dash-shehi-dekripton-shkrimin-e-nones-se-analizave

Recommended